10 filma, të bazuar në histori të vërteta krimesh.

10 filma, të bazuar në histori të vërteta krimesh.

Kemi perzgjedhur 16 filma që kanë korrur sukses dhe kanë fituar çmime të shumta. Janë filma të vlerësuar dhe nga kritikët dhe kanë sjell përfitime të mëdha për producentet e tyre.

The Wolf of Wall Street

Ky është një nga filmat e krimit nga jakat e bardha, por që ka më pak skena të dhunshme se çdo film tjetër. I bazuar në jetën reale të Jordan Belfort, filmi me protagonist Leonardo Di Caprio-n, tregon ngritjen meteorike të pasurisë së shefit ekzekutiv që bëri miliona në mënyrë të paligjshme.

wolf-of-wall-street-leonardo-dicaprio

 

Monster

Ky film tregon jetën e Aileen Wuornos (e luajtur nga Charlize Theron) një prostitutë që vret një seri klientësh duke pretenduar se ata donin ta perdhunonin. Ajo rrëfehet kur merr vesh se e dashura e saj Tyria Moore ka marrë pjesë në krime. Wuornos u ekzekutua ne vitin 2002.

Related image

American Gangster

Denzel Uashington e luan mjaft mirë mjeshtrin krimnal Frank Lucas, në drejtimin e një bande krimi masive në Harlem në biznesin e drogës. Në jetën reale, Lucas në të vërtetë arriti të bëjë përfitime të mëdha nga importimi i heroinës nga Azia Juglindore.

Image result for american gangster

Goodfellas

Filmi klasik i Skorcezes tregon disa momente nga jeta e Henry Hill, por jeta e gangsterit nga Nju Jorku i luajtur nga Ray Liota ishte me të vërtetë pjesë e familjes kriminale Lucchese. Si në film, ai ishte pjesë e grabitjes së Air France dhe vrasjes së Billy Batts. Vdiq ne vitin 2012.

Image result for goodfellas

Black Dahlia

Filmi merr si pikënisje vrasje ende të pazgjidhur të vitit 1947 të Elizabeth Short, trupi nudo i së cilës u gjet i prerë në dysh në një parking në Los Anxheles. Nga aty nisen plot komplote vrasjesh grash që i shtyjnë oficeret e policisë të hetojnë.

Image result for black dahlia movie

The bling ring

Një grup adoleshentësh fillojnë të plaçkisin njerëzit e famshem, duke hyrë në shtëpitë e tyre e duke i marrë bizhuteritë, veshjet si dhe para cash. Emrat e kriminelëve u ndërruan nga filmi i Sofia Coppola-s, por një nga të famshmet qe u vodh, Paris Hilton, la që të xhirohej në shtëpinë e saj.

Image result for the bling ring movie

Zodiac

Çështja e vrasësit Zodiac mbetet e pazgjidhur, por filmi i David Fincher fokusohet më shumë tek investigatorët se sa tek krimi. Detektivet e policisë dhe gazetarët përpiqen të gjejnë të dhëna nga shifrat që i jep vrasësi pas vrasjeve të shumta në Kaliforninë veriore në mesin e viteve ’60.

 

Image result for zodiac movie

The FoxCatcher

Filmi i Steve Carell, Channing Tatum dhe Mark Ruffalo-s dramatizon marrëdhënien mes John du Pond dhe dy mundësve që u trajtuan me objektet e tij. Ai qëllon për vdekje një nga vëllezërit. Në jetën reale, du Pont u dënua për vrasje, por ndryshojnë detajet e marrëdhenies së tij me vellëzerit Schultz

.Image result for the foxcatcher movie

Bully

Nje grup të rinjsh komplotuan hakmarrjen ndaj një miku dhe një personi që i kishte përdhunuar të dy ata. Ata e çuan objektivin e tyre Bobby-n ne nje moçal ku disa anëtare të grupit të tyre morën pjesë në vrasjen e tij të dhunshme. Në jetën reale, 7 vrasësit e Bobby-t u ndoqën penalisht dhe morën dënime të ndryshme.

Image result for bully movie

 

In Cold Blood

Një film i inspiruar nga novela e Truman Capote tregon historinë e dy kriminelëve Richard Hickock dhe Perry Edward Smith, që vranë familjen Clutter në shtëpinë e tyre në një qytet të qetë në Kansas në vitin 1959. Të dy përfunduan me varje në vitin 1965.

Related image

 

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *