14 fustanet e nusërisë që kanë hyrë në historinë e modës

14 fustanet e nusërisë që kanë hyrë në historinë e modës

Fustani i nusërisë është zgjedhja më e rëndësishme për një femër, sidomos kur është person publik dhe gjithë vëmendja është tek ajo. Sa herë që një i famshëm martohet, mezi presim të shohim çfarë ka veshur.

Më poshtë po ju sjellim 14 fustanet e nusërisë më të mrekullueshëm, që kanë bërë bujë në të gjithë botën.

1

1. Fustani i Kim Kardashian

Pas dy martesave të dështuara, ylli i reality show-t, Kim Kardashian, më në fund e gjeti princin e saj, reperin e jashtëzakonshëm Kanye West. Pamja mahnitëse, si edhe një mur me trëndafila të bardhë, ishin perfekt për Kim që të bënte një hyrje madhështore me fustanin e saj të bërë me porosi. I realizuar nga dizajnuesi Roccardo Tisci, fustani përshtatej në mënyrë perfekte me linjat e Kim. Mëngët e gjata me dantellë, paksa i tejdukshëm, sidomos në pjesën e pasme, ai të lë pa fjalë. “Akoma më duket si ëndërr! Faleminderit Roccardo që bëre për mua fustanin më të mrekullueshëm që kam parë ndonjëherë. Të jam shumë mirënjohëse!”, u shpreh Kim pas dasmës.

54305, LONDON, UNITED KINGDOM - Friday April 29 2011. Kate Middleton reveals her McQueen gown as she arrives with sister Pippa at Westminster Abbey. Masses of crowds lined the streets to catch a glimpse of the new Duke and Duchess of Cambridge emerge from the church. **NORTH AMERICAN USE ONLY*** Photograph: ©PacificCoastNews.com **FEE MUST BE AGREED PRIOR TO USAGE** **E-TABLET/IPAD & MOBILE PHONE APP PUBLISHING REQUIRES ADDITIONAL FEES** UK OFFICE:+44 131 557 7760/7761 US OFFICE:1 310 261 9676

2. Fustani i Dukeshës së Cambridge

Kur rreth 2 miliard njerëz dalin të të shohin ty të ecësh drejt altarit, bën mirë të sigurohesh që fustani është perfekt. Fatmirësisht, Kate Middleton dukej rrezëllitëse ndërkohë që hynte në katedralen e St Paul më 29 prill të vitit 2011. Mes çdo stilisti që do adhuronte faktin e të punuarit me të, Kate më në fund zgjodhi Sarah Burton-in, shefen e shtëpisë së modës “Alexander McQueen”. Fustani i bardhë me mëngët me dantellë dhe bishtin e gjatë, dukej tamam fisnik i veshur nga Kate.

3

3. Fustani i Angelina Jolie

Për herë të parë pasi është bërë nënë, aktorja e Hollywoodit kishte diçka të shenjtë të bërë nga “zogjtë e saj”. Krijuar nga stilisti i Versace-s, fustani i bardhë paraqitej me një bust të pajisur me shirita të thjeshtë e të hollë, si edhe me një vello të pikturuar nga fëmijët e aktores. “Luigi është si një familje për mua dhe unë nuk mund të imagjinoj dikë tjetër duke bërë këtë fustan.”-pohoi për “People” nusja 39-vjeçare. Aktorja shton: “Ai i njeh dhe kujdeset për fëmijët, ndaj ishte kënaqësi e madhe t’i vije të punonin së bashku.”

The Prince and Princess of Wales leave St Paul's Cathedral after their wedding, 29th July 1981. She wears a wedding dress by David and Elizabeth Emmanuel and the Spencer family tiara. (Photo by Jayne Fincher/Princess Diana Archive/Getty Images)

4. Fustani i Princeshës Diana

Ishte përfundimi i një përralle për një vajzë të ndrojtur, por nuk kishte asgjë për të nënvlerësuar në lidhje me veshjen e vitit 1981, kohë kur ajo u bë princeshë. Fustani prej mëndafshi, me dantella dhe temina, me mëngë të fryra, si edhe me 10,000 perla, mund të mos hyjë në shijet e të gjithëve, por padyshim që ka hyrë në histori si një nja fustanet ikonë të të gjitha kohërave.

5

5. Fustani i Nicky Hilton

Për botën e miliarderëve ishte bashkimi perfekt, kur miliarderja Nicky Hilton u bashkua në martesë me trashëgimtarin e bankave, James Rothschild. Dasma u realizua në pallatin e Dukeshës së Cambridge dhe Nicky veshi një fustan mahnitës, me mëngë me dantella dhe me një vello mbretërore të ngjashme me atë të Kate Middleton. Fustani që kushtonte 50 mijë paund ishte dizajnuar nga Maison Valentino.

6

6. Fustani i Chrissy Teigen

Vështirë të mos biesh në sy kur je modele e “Swimsuit Illustrated”. E tillë ishte në ditën e dasmës Chrissy Teigen. Bukuroshja veshi 3 fustane të Vera Wang për martesën e saj me këngëtarin John Legend. Fustani i parë ishte prej fildishi dhe pa rripa, me qafë V dhe me një tyl në skaje. Më pas ajo u shndërrua në një sirenë, me një tjetër fustan fildishi me një bust të plotë për pritjen. Ndërsa kur erdhi momenti për të kërcyer, modelja u shfaq me një fustan të kuq shumë seksi.

7

7. Fustani i Olivia Palermo

Si një nga gratë më elegante në botë, Olivia kurrë nuk do të zgjidhte një fustan tradicional për t’u martuar. Kur u martua me Johannes Huebl, bukuroshja veshi një fustan elegant prej dy pjesësh, një pulovër kashmiri dhe pantallona të shkurtra me një tyl anash tyre. Fustani aspak tradicional u dizajnua nga Carolina Herrera.

8

8. Fustani i Keira Knightley

Superyll apo jo, aktorja gjithmonë ka preferuar që jetën e saj private ta mbajë larg kamerave. Të njëjtën gjë bëri edhe kur u martua me James Righton në një zyrë të gjendjes civile në Francë. Keira veshi një nga fustanet e saj të preferuarar, një fustan të shkurtër të firmës Channel me një tyl rozë, të cilin ajo e kishte prej 5 vitesh. Ajo veshi një xhaketë të “Boucle” sipër, duke e bërë atë një opsion elegant për ta veshur ditën e dasmës.

9

9. Fustani i Amal Clooney

Ajo është avokatja që arriti të bëjë për vete aktorin George Clooney. Në ceremoninë e martesës së saj në Venecia, avokatja e të drejtave të njeriut, i kënaqi turmat me një sërë veshjesh të stiluara nga Stella McCartney e shtëpisë së modës “Dolce & Gabbana”. Por, magjia e vërtetë erdhi kur ajo eci drejt George me një fustan mahnitës, të punuar me dorë nga Oscar De la Renta, me dantella franceze dhe perla të qëndisura me dorë.

10

10. Fustani i Kate Moss

Martesa e saj nuk zgjati, por fustani i veshur nga Kate Moss ka hyrë në historinë e modës. Fustani i fildishtë, me një bisht transparent të mbuluar me perla dhe diamante, u dizajnua nga miku i vjetër i modeles, stilisti John Galliano.

11

11. Grace Kelly

Në vitin 1956, ajo luajti rolin e një princeshe në filmin “The Swan”. U martua me një princ edhe në jetën reale, Rainier-in e Monakos. Fustani i dekoruar me perla dhe me mëngë të gjata ishte dhuratë lamtumire nga ish-studioja e saj “MGM”, pas viteve të tëra bashkëpunimi. Krijuar nga stilistja Helen Rose (e cila ka udhëzuar dhjetëra rrobaqepëse për të punuar me copën për gjashtë javë) fustani prej mëndafshi, me tyl dhe dantella, njihet si një nga më elegantët e nusërisë.

12

12. Fustani i Victoria Beckham

Ylli i muzikës pop, siç njihej asokohe për shkak të grupit “Spice girls”, i habiti të gjithë duke zgjedhur një fustan të thjeshtë për ditën e dasmës, shkruan Anabel. Fustani pa rripa i Vera Wang, i cili përshtatej mjaft mirë me trupin elegant të Victoria-s, përcaktoi stilin e ri të fustaneve të nusërisë për dekadën e ardhshme.

13

13. Fustani i Christine Lampard

Pyetja e të gjithëve asokohe ishte: Kur Christine Bleakley, spikerja e BBC, do të bëhet më në fund zonja e Frank Lampard? Pas një marrëdhënieje 4-vjeçare, bukuroshja irlandeze u martua me futbollistin disa ditë përpara Krishtlindjeve. Fustani i saj, stil princeshe dhe i mbuluar me perla rrëzëllitëse, u dizajnua nga stilistja Suzanne Neville. Në këtë mënyrë, edhe ky fustan hyri në histori.

14

14. Fustani i Cindy Crawford

Kur shikoni Cindy Crawford, nuk keni nevojë për gjë tjetër, madje as në ditën e dasmës. Kur diva shkëmbeu unazat me modelin Rande Gerber në vitin 1998, ajo veshi një fustan të thjeshtë plazhi të John Galliano-s. Epo veshja duhet të përshtatet me vendin, apo jo? /Telegrafi/

Burimi: Daily Mail

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *