Festivali i filmit në Kanë u kurorëzua të dielën, kur dhe u dhanë edhe çmimet. Në edicionin e 70-të të festivalit të filmit, Diane Kruger u shpall si aktorja më e mirë për filmin “In The Fade” të Fatih Akin, duke rrëmbyer palmën e artë.
Ndërkohë, aktori më i mirë u shpall Joaquin Phoenix për filmin “You were never really” të Lynne Ramsay.
Si regjisori më i mirë u vlerësua italiania Sofia Coppola, për filmin “L’inganno”, shkruan noa.al. Aktorja Nicole Kidman u vlerësua me çmimin special të edicionit të 70-të të festivalit të Kanës.