50 gazetarë të 33 shteteve zgjedhin fituesin e Championsit

Juventus dhe Real Madrid do të takohen në finalen e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve, e cila do të zhvillohet më 3 qershor në Cardiff

E përditshmja italiane, Tuttosport ka bërë një anketë me 50 gazetarë, të cilët janë nga 33 shtete të ndryshme dhe tre kontinente.

Shumica e këtyre gazetarëve besojnë se Juventus do të mposhtë në finale Real Madridin dhe do të jetë kampion i ri i Evropës.

Në anën tjetër, vetëm 17 prej tyre besojnë se Reali do të shkruajë histori, duke u bërë skuadra e parë që e fiton dy herë radhazi këtë garë, që kur mori këtë emërtim në sezonin 1992-93.

Në këtë listë të gazetarëve ishte edhe gazetari shqiptar Fatmir Meneri, i cili parasheh fitore 2:1 të Juventusit, me golat e Dybalas dhe Bonuccit, ndërsa për Realin do të shënojë Ronaldo.

Fitoren më të thellë e parasheh gazetari i Argjentinës, Pablo Lejder, i cili beson se Juventus do të fitojë 4:2. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *