Ish-presidenti i Barcelonës Sandro Rosell, është në mesin e pesë personave të arrestuar nga Prokuroria në Spanjë, për pastrim parash dhe aksionesh në ato që quhen “Parajsa fiskale”.
Sipas gazetës spanjolle “Sport”, investigimi për të ka nisur që nga viti 2015. Sandro Rosell së bashku me persona të tjerë ka krijuar shoqëri fiktive në mënyrë që të pastrojë paratë, teksa kjo gjë ka ndodhur kur ai ishte president i Barcelonës, ku firmosi edhe një kontratë me Federatën Braziliane të Futbollit.
Gjithashtu në këtë hetim është i përfshirë edhe ish- presidenti i Federatës së Brazilit, Rikardo Tekseira, që dyshohet si bashkëpunëtor i Rosell-it.