Shkolla e Lartë për Menaxhment dhe Dizajn Aspira organizon Shkollën verore ,,Menaxhmenti në Sport dhe Turizëm”, që do të mbahet në periudhën prej 26 qershor deri më 7 korrik 2017, në Split.
Qëllimi i Shkollës verore është të zgjerojë njohuritë e studentëve pjesëmarrës në fushën e turizmit, hotelierisë, menaxhmentit dhe marketingut. Studentët do të kenë mundësi të fitojnë ECTS kredi për kurset e ndjekura.
Kuotizimi për pjesëmarrje është 990 euro. Në çmim përfshihen: akomodimi, mëngjesi, transporti nga dhe deri në aeroport, një udhëtim, si dhe kursi për mësimin e gjuhës kroate.
Afati i fundit për aplikim është deri më 1 qershor 2017.
Më shumë informacione mund të merrni në faqen zyrtare: http://www.aspira.hr/program-ljetne-skole/