Agjenti i Sanchez, takim me Bayern Munich:
Mund të jetë në Bundesliga, me fanellën e Bayern Munich, e ardhmja e Alexis Sanchez. Sulmuesi i Arsenalit, është i zhgënjyer nga moskualifikimi i “Topçinjve” në Champions League, për sezonin e ardhshëm, dhe për këtë arsye po mendon largimin nga “Emirates”. Agjenti i 28-vjeçarit ka fluturuar drejt Gjermanisë për t’u takuar personalisht me drejtuesit e klubit bavarez. Lajm jo i mirë ky për Milanin dhe Mancheter United që gjithshtu kërkonin kartonin e Sanchez.
C. Palace, Sam Allardyce jep dorëheqjen:
Pasi arriti të siguronte mbijetesën e skuadrës në Premier League, Sam Allardyce dha dorëheqjen nga drejtimi i Crystal Palace. Lajmin e bëri të ditur vet trajneri anglez, i cili zbuloi se i ka komunikuar presidentit të klubit, Steve Parish, vendimin e tij për t’u larguar nga stoli i skuadrës. 62-vjeçari u shpreh se për momentin dëshira e tij është të kalojë më shumë kohe më familjen, pa pasur presionin e punës. Allardyce theksoi se ky është momenti i duhur për të dhe se nuk po kërkon punë të re.
Marcelo Bielsa trajneri ri i Lille:
Lille konfirmoi Marcelo Bielsa si trajner të ri të skuadrës. 61-vjeçari firmosi kontratë 2-vjeçare me klubin francez, duke zëvendësuar në këtë post Franck Passi. Që pas largimit nga Lazio, në Korrik të vitit 2016, Bielsa ishte një trajner i lirë dhe gjatë kësaj kohe nuk ishte impenjuar me asnjë skuadër. Pasi nënshkroi marrëveshjen, tekniku argjentinas u shpreh i lumtur për këtë aventurë te re, duke theksuar se ndihet entuziazt për projektin që ka klubi dhe se është i vetëdijshëm që pritshmëritë do të jenë të mëdha.
Juventusi piketon Renato Sanches:
Juventusi troket në portën e Bayern Munich për një prej futbollistëve më të talentuar të bavarezëve. Bëhet fjalë për Renato Sanches, i cili është një prej lojtarëve më premtues të futbolllit botëror. Sanches, nuk ka luajtur mjaftueshëm në këtë sezon të Bundesligës, por cilësitë e tij nuk diskutohen dhe diçka të tille e di mire Juventusi që e ka përfshirë në listën e dëshirave për sezonin e ri. Megjithatë vlera e 19-vjeçarit nuk është e ulet, pasi mesfushori vlerësohet rreth 40 milionë Euro.