Diego Maradona e ka cilësuar legjendën e Romës, Francesco Totti si lojtarin më të mirë të cilin ai e ka parë deri më sot.
Legjenda e futbollit botëror postoi në Facebook një fotot të Tottit me mbishkrimin: ”Francesco Totti është mbret i Romës. Ai është dhe do të jetë gjithmonë lojtari më i mirë që kam parë”.
Totti besohet se javën e ardhshme do ta zhvilloj ndeshjen e fundit si lojtar i Romës.