Nëse keni pasur dyshime, tani mund ta kuptoni kujt i ngjan Tian Patris

Ka vetëm pak javë që ka ardhur në jetë, por Tiani është bërë vogëlushi i dashur i të gjithë miqve virtualë të Tunës dhe Patrisit. Nëse jeni mësuar me buzëqeshjet e tij të ëmbla, tani bëhuni gati, se Tiani ka filluar të kuptojë dhe nuk mund t’jua dhurojë kaq thjesht çdo moment të ëmbël.

Që është i biri i Tunës, Tiani ka filluar ta shfaqë shumë herët. Duket në disa momente që Patrisi ka postuar në Instagramin e tij, pasditen e së hënës, ndërsa i vogli duket i vrenjtur dhe jo aq gazmor siç e kemi parë në ditët e tij të para. Megjithëse edhe Patrisi e ka shënuar gjendjen e të birit (unë jam mrrolan – i vrenjtur), Tiani është sërish po aq i ëmbël. Nëse në pamje mund të dalloni tipare të ngjashme me Patrisin (megjithëse është herët), në temperament nuk mund të mos i ngjajë mamit Tunës, e cila është e vendosur për gjërat që do dhe nuk do në jetë. Për momentin, Tiani nuk e ka me shumë qejf aparatin fotografik … më vonë, me siguri do t’i pëlqejë po aq sa edhe mamit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *