Nuk ka më pushime, mami Adelina rikthehet me një këngë të re

Diva e muzikës shqiptare Adelina Ismajli mesa duket pas lindjes së djalit ka vendosur t’i kthehet muzikës. Ajo është bërë nënë për herë të parë. Këngëtarja jeton momentalisht në Zvicër së bashku me familjen e saj.

Pavarësisht faktit se është bërë nënë, Adelina do të vijë së shpejti me një këngë të re. Lajmin e ka bërë vetë me dije, Adelina përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Pershendetje miq. Dua ta ndaj me ju një kujtim nga viti kur regjistrova kengen “Uragan Çohen Krenaret” (UÇK) ne Prishtine, sepse ne Tirane nuk mu lejua (nga disa kosovare) te regjistroj kenge per Adem Jasharin, prill 1998. Cdokush qe ka kete inçizim, ju lutem ma dergoni, ka vlere te madhe sentimentale per mua. Se shpejti perseri me ju, me kengen e re 🙂 dhe risi per te gjithe ju qe nuk me braktiset kurrë. Ju dua miq, do t’ju dua gjithmonç. E juaja- Adelina”,-ky është postimi i Adelina Ismajlit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *