Një ekspert i sigurisë kibernetike Miroslav Stampar, i cili punon për qeverinë kroate ka postuar ne Twitter se është çështje kohe derisa “të këqijtë” të mblidhen bashkë dhe të provojnë teknika të ndryshme hakimi, fill pas sulmit WannaCry, raporton TechSot.al.
Stamapar është shfaqur në disa artikuj këto ditë dhe ka qenë i pari që ka shpjeguar në detaje, një kërcënim të ri të quajtur EternalRocks, sipas TechSot.al.
Por ky virus është shumë i ndryshëm nga WannaCry , pasi sapo infekton një kompjuter, nuk i bën asgjë për 24 orë dhe pastaj shkarkon më shumë virus nga “interneti i errët” dhe pastaj pret për instruksione të mëtejshme.
Ky rrezik i ri nuk përmban një buton që e fik, duke e bërë kështu të pandalshëm…