Seria B, Play Off, Benevento kalon në gjysmëfinale

Skuadra e Beneventos mposhti 2-1 Specian dhe kualifikohet në gjysmëfinalet e Play offit në Serinë B, ku do të përvallet me Perugian. Ekipi nga Campagna zhvilloi një pjesë të parë fantastike duke shënuar dy herë, por edhe humbur një 11-metërsh, ndërsa ligurianët reaguan në pjesën e dytë me një gol që hapi ndeshjen por që nuk e shmangu eliminimin.

Pas vetëm 21 minutave lojë Ceravolo gaboi nga pika e bardhë e penalltisë përballë Chichizolas.

Sulmuesi i Beneventos gjithsesi përmirësoi shënjestrën në të 22-ën, por golin që zhbllokoi takimin.

Vetëm 2 minuta pas golit të parë dyfishoi shifrat Puscas i shërbyer nga Falco.

Spezia e rriti presionin në pjesën e dytë dhe në të 69-ën shkurtoi diferencën në 2-1 me Nene.

Kartoni i dytë i verdhë i Vinjalit në të 79-ën, ishte një goditje e rëndë për Specian që nuk arriti të bënte më shumë për ta cuar takimin në shtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *