Blogu suedez : “Prishtina, një nga destinacionet më të mira turistike”

Blogu suedez i udhëtimeve “Momondo”, e ka propozuar Prishtinën si një nga destinacionet më të bukura që nuk duhet humbur nga lista e vendeve që duhet të udhëtoni këtë verë.

“E kursyer nga turizmi, e pasur në traditë dhe e fokusuar në shkrimin e historisë së tyre si një shtet i njohur nga vendet tjera, Kosova dhe kryeqyteti i saj, Prishtina, të sfidojnë nga një vizitë mendje hapur larg nga të gjitha përceprimet”, shkruan “Momondo”.

Blogu përmend disa nga vendet që mund t’i vizitoni në Prishtinë, si kafenenë “Dit e Nat”, sahat kullën e vjetër, “NewBorn”-in, bibliotekën kombëtare etj.

Ndër vendet tjera të cilat Momondo rekomandon të vizitohen janë: në janar Sofia e Bullgarisë, në shkurt San Antonio e Teksasit, në mars Valparaiso në Kili, në prill Braga e Portugalisë, qershor Yerebani i Armenisë, në korrik Belfast në Irlandën Veriore, për gusht propizim ka Lviv-in e Ukrainës, për shtator Prishtinën e Kosovës, tetor Panamanë, në nëntor Kalamata në Greqi dhe në fund për dhjetor Sarajevën e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *