Deadline: 27 tetor 2017
E hapur për: Studentët ndërkombëtar
Bursa: EUR 100 – EUR 659 çdo muaj
Qeveria Bavariane dhe Bursat DAAD kanë hapur aplikimet për studentët ndërkombëtar për vitin akademik 2017/2018. Bursa jepet për studime në Hof Univerzitetin e Shkencave të aplikuara në Gjermani.
Kush mund të aplikoj:
Me kusht që të konsideroheni si aplikant potencial, duhet ti përmbushni këto kritere:
- Studentët ndërkombëtarë duhet të regjistrohen si student full-time ose double-degree.
- Studentët ndërkombëtarë duhet që akademikisht dhe profesionalisht të jenë të kualifikuar.
- Studentët ndërkombëtarë që janë të regjistruar në kurse të nivelit Bachelor, duhet të kenë të paktën 90 ECTS, me kusht që të mund të aplikojnë
- Studentët ndërkombëtarë që kanë nevojë për mbështetje financiare. Hochschule Hof mundet në çdo kohë të kërkoj dëshmi për informatat e dhëna
- Studentët që në ndërkohë pranojnë fonde publik (p.sh BAföG, DAAD, Erasmus, çdo lloj i bursave qeveritare) në periudhën e njejtë nuk mund të fitojnë të drejtën e kësaj burse.
Si të aplikoni?
Me kusht që të aplikoni, plotësoni aplikimin.
Dokumentet tjera:
- Dëshmi për regjistrim;
- Transkripta e fundit e notave
- CV e shkurtër;
- Dëshmi e nacionalitetit (psh. kopje e pasaportës).
Për më tepër informata vizitoni web-faqen zyrtare.