Të jetosh si mbret është një taksë që nuk mund ta paguajnë të gjithë! Përtej luksit e jetës në dukje të rehatshme, mbretëria angleze ka ca rregulla rigoroze të cilat duhet t’i dish mirë.
Përveç të tjerash, ka edhe një fjalor të sajën. Më poshtë janë 8 fjalët që asnjëri prej tyre nuk përmend kurrë.
1. Pardon
Nëse princi William nuk e ka dëgjuar atë që i keni thënë, ai do të pyes sërish: “Çfarë?”…Fjalë si ‘më fal, nuk iu dëgjova’ apo ‘pardon’ nuk i përshtaten klasit të tij. Epo, princi nuk mund t’iu kërkoj ndjesë!
2. Shtrat
Mbretëresha nuk i lejon vetes të kaloj një ditë përtave në divan apo shtrat kështu që fjalët nuk përmenden fare!
3. Dhomë ndenje
Vlen njësoj edhe për dhomën e ndenjes, si për shtratin.
4. Baba
Në zhargonin e përditshëm, gjuha angleze i thërret prindërit ‘mum’ dhe ‘dad’. Por, respekti mbretëror kërkon disa përmbajtje. Princi Charles duhet t’iu drejtohet prindërve me ‘Mummy dhe ‘Daddy’.
5. Parfum
Kjo është një fjalë të cilën thuajse e ka hequr nga fjalori mbretëror Princesha Diana. Ajo kishte një aromë të sajën (Quelques Fleurs, për të qenë të saktë) por asnjëherë nuk e përdorte fjalën parfum.
6. Oborr
Nëse të vegjlit e kate dhe Williams kanë dëshirë të dalin jashtë, prindërit do t’i çojnë në ‘tarracë’ jo në ‘oborr’.
7. Shik
Nëse pasi mësuat gjihtë sa thamë më sipër u ndjetë ‘shik’, ndaloni aty! Fjala e duhur është ‘i mençur’. ‘Shik’ përdoret vetëm ironikisht për shtresën e varfër të shoqërisë, sigurisht jo për ta sepse ata e dinë tashmë këtë gjë!