Eminem mbledh 2 milionë euro për viktimat e Manchester-it

Reperi Eminem mblodhi në pak ditë, 2 milionë euro në ndihmë të familjeve të viktimave dhe të plagosurve në atentatin e Manchester-it në Angli.

Reperi kishte bërë një apel në Twitter, ku shkruante “Bashkohuni me mua. Manchester Evening News”.

Ai postim i tij u rishpërnda më shumë se 8000 herë dhe falë tij u mblodh shuma e majmë.

Lëvizja e Eminem-it i bashkohet asaj të një numri të madh artistësh, të cilët këtë të diel të ftuar nga Ariana Grande do të mbajnë koncert bamirësie.

Mes tyre do të jetë Justin Bieber, Katy Perry, Miley Cyrus, Little Mix, Coldplay dhe disa të tjerë.

Në 22 maj në përfundim të koncertit të saj, një kamikaz u hodh në erë duke vrarë 22 persona dhe duke plagosur mbi 100 të tjerë.

Atentatori u identifikua si Salman Abedi, 22 vjeç me origjinë libiane dhe me banim në Angli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *