Nëse jeni në Instagram , atëherë ka shumë mundësi që të keni disa foto në profilin tuaj , për të cilat nuk jeni tepër krenarë , por që nuk doni t’i fshini për hir të nostalgjisë.
Epo tani instagram po teston një zgjidhje alternative.
Instagram do t’ju lejojë që të arkivoni foto të vjetra të cilat mund t’i shikoni vetëm ju , në vend se t’i fshini tërësisht ato nga memoria.
Fotot do të arkivohen në folderë privatë, të cilat mund të klikohen në ikonën e re në formën e një ore në profilin tuaj.