Ndalohen fotografitë: Turistët të shijojnë bukuritë dhe askush të mos xhelozojë në rrjete sociale ( Video)

Peter Nicolay është kryetari i fshatit turistik Bergun në Zvicër, ku vizitorëve iu ndalohet të fotografojnë.

Atyre u kërkohet të shikojnë nga afër bukuritë e këtij vendi, pa shkrepur imazhe të cilat do t’i postojnë në rrjetin social. “Pasi të shpërndani fotografitë e peizazheve tona piktoreske, miqtë tuaj to të xhelozojnë që nuk janë këtu. Ata nuk do të ndjehen mirë”, ka thënë Nicolay lidhur me rastin. Megjithatë, ka leje speciale për vizitorët që duan me çdo kusht të bëjnë fotografi, ndërsa ata që e thyejnë ligjin nuk ndiqen penalisht.
Më poshtë mund të shihni pamjet nga ky vend malor, që janë me të vërtetë përrallore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *