Harroni të përdorni krem dielli në këto pjesë të fytyrës? Bëni shumë gabim

Vera ka mbërritur tashmë dhe të gjithë nxitojmë për të planifikuar pushimet në bregdet.

Një nga aksesorët më të rëndësishëm të plazhit, që asnjëherë nuk duhet ta harrojmë, është kremi i diellit. Përpara se të relaksohemi në çadër e të fillojmë të vendosim kremin në trup, duhet të kemi parasysh diçka.

Teksa ne përpiqemi që të mbrojmë nga dielli disa nga pjesët më të ekspozuara të trupit si fytyra, këmbët, kurrizi, harrojmë ta aplikojmë kremin në dy pjesë shumë të rëndësishme.

Pyetja që po i bëni vetes tani është: Cilat janë?

Na lejoni t’ju themi që herës tjetër kur të shkoni në plazh, mos harroni që të vendosni krem në vetulla dhe në  zonat përreth fijeve të flokut. Kjo për shkak se ato janë pjesë shumë delikate të fytyrës,  të cilave ne nuk u kushtojmë rëndësinë e duhur. Prandaj duhet të tregohemi më të kujdesshëm herës tjetër.

Mjafton një sasi e vogël kremi dhe mbrojtja do të jetë maksimale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *