Horoskopi parashikon-Çfarë do të ndodhë me ju sapo të diplomoheni?…

Ditëve studentore po u vjen fundi dhe ju tani me siguri pyesni veten se çfarë do të ndodhë pas diplomomit tuaj. Por, sa më tepër që e dëgjoni këtë pyetje edhe nga të tjerët, aq më tepër shqetësoheni edhe vetë. Ndonëse edhe mund të keni një ide për të ardhmen tuaj, sërish  gjërat nuk i keni në dorë, prandaj ajo që është më me rëndësi për ju në këtë kohë është ta tejkaloni situatën me sportivitet.

Shenjat e horoskopit janë këtu për t’ju zbuluar se çfarë vjen më pastaj. Se a ia kanë qëlluar apo jo, vlerësojeni ju vetë!

Dashi: Do ta humbni mendjen derisa më në fund  do t’i afroheni suksesit

Dashët do të jenë të trazuar për faktin që nuk do të mund ta shijojnë menjëherë suksesin për të cilin kanë ëndërruar. Do u mungojë durimi për faktin se gjërat nuk do të jenë nën kontrollin e tyre.

Mos harroni se duhet kohë për të qenë të suksesshëm, prandaj kini durim dhe mos u dorëzoni  menjëherë!

 

Demi: Do të kërkoni të punoni nga shtëpia që prej javës së parë të punësimit

Demi i gëzohentshumë komoditetit dhe luksit që ofron shtëpia, sidomos nëse eshtë duke jetuar me prindërit. Ju si dem, nuk do të keni dëshirë të prishni rehatinë tuaj dhe vetëm pas një kohe do ta kuptoni se vërtet duhet të gjeni edhe ju një punë.

Për fatin tuaj të mirë, çdoherë e fitoni atë që dëshironi dhe me siguri edhe në këtë rast do të arrini ta bindni shefin tuaj se jeni më produktiv teksa punoni në ambiente shtëpiake.

 

Binjakët: Do të keni krizë identiteti

6 javët e para pas diplomimit do t’i kaloni duke pyetur veten se a thua e zgjodhët drejtimin  e duhur për të studiuar. Kjo ndodh sepse binjakët zakonisht e kanë të vështirë të marrin  vendime dhe shpesh e ndryshojnë mendimin, gjë e cila mbase u ndihmon për të ikur nga përgjegjësitë, por ama nuk u ndihmon për të ikur nga gabimet…

Gaforrja:  Do të bëni rolin e qaramanit para të tjerëve

Për gaforret nuk ka diçka më të vështirë se ndarja nga miqtë e afërt, nga mjedisi i ngrohtë dhe nga rrethi ku jetojnë. Do të qani shumë në të 20-tat tuaja. Por, mos harroni se çkado që të ndodhë, ju përsëri do ta keni nevojë për përkrahjen e miqve dhe të afërmve, prandaj mundohuni që të mbani lidhjet e vjetra dhe të krijoni miqësi të reja kudo që të shkoni.

Luani: Do të krekoseni nëpër rrjete sociale

Luanët nuk janë për jetë studentore. Jeta është shkolla më e mirë për to dhe mësimet e mira i marrin mu prej saj. Ju si luan, me siguri do të keni sukses që në hapat e parë, aq sa mund të pyesni veten se pse dreqin u desh që të regjistroheni në fakultet! Nuk ka asgjë tëkeqe nëse lavdëroheni me sukseset tuaja, por ama nëse e teproni mund të humbni shumë miq. Prandaj, jini modest!

Virgjëresha: Do t’i përmbaheni planit tuaj

Virgjëreshat dinë si të planifikojnë dhe dinë të realizojnë planet e tyre. Nuk do ta ndiejnë kurrë ankthin pas diplomimit sikur shenjat e tjera. Virgjëreshat tashmë kanë një listë të gjërave që do të bëjnë pas diplomimit  dhe kjo u garanton atyre një sukses në botën e të rriturve.

Peshorja:  Menjëherë do ta kërkoni shpirtin tuaj binjak

Nuk dyshojmë që karrierën e keni shumë të rëndësishme, por ama e dimë që para së gjithash do të kërkoni një partner ideal, me të cilin do të ndërtoni një lidhje shumë të fortë dhe do të krijoni familje. Në fund të fundit, kjo nuk është gjë e keqe, apo jo?

Akrepi:  Do të punoni  njëmijë punë me orar të pjesshëm vetëm e vetëm për të paguar borxhet

Jeta e akrepëve rrotullohet rreth borxheve dhe misterit. Me siguri jeni të vetëdijshëm për borxhet që keni për të paguar, prandaj menjëherë do hidheni në aksion. Nuk ju pëlqen që borxhet të ju ndjekin prandaj do të përpiqeni ta zgjidhni këtë problem një orë e më pare…

Shigjetari:  Do të udhëtoni nëpër botë për ta gjetur vetveten

Vetëm pse arsimimi juaj përfundoi nuk do të thotë se edhe ju mbaruat së mësuari. Përkundrazi, mësimi juaj sapo ka filluar. Shigjetarët dë të marrin rrugët e botës për të gjetur përvoja të reja dhe për të zgjeruar horizontin e tyre.

Bricjapi: Gjithçka prej fillimi

Bricjapët pas diplomimit do të pranojnë çdo lloj pune që do t’u ofrohet, të gatshëm për t’u ngjitur shkallëve të suksesit. Shenja juaj është e destinuar për të lënë gjurmë në botë, prandaj është e pakrahasueshme me të tjerat. I keni të gjitha afinitetet për të arritur sukses.

Ujori: Do t’i shkatërroni stereotipet e gjeneratës suaj

Ujorët do të paraqiten në vendin e punës dhe do të tejkalojnë të gjitha pritshmëritë që mund të kenë të tjerët për ta. Falë dëshirës, vullnetit dhe kurreshtjes do të shkatëëroni të gjitha stereotipet që janë për gjeneratën së cilës i takoni. Jo vetëm që dëshironi të mësoni, por keni edhe ide kreative që e dëshmojnë se keni shumë përparësi. Do të ecni me hapa të shpejtë në jetë.

Peshqit: Ose do të shtureni ose do të punoni shumë

Personaliteti i peshqve është kundërthënës në thelb. Peshqit jetojnë në botën e vet omagjinare dhe kjo ose u ndihmon të kenë sukses ose i shkatërron ata. Ajo që duhet të bëni është ta shfrytëzoni gjithë kreativitetin që keni në vendin e duhur!

Burimi:  www.kafepauza.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *