Mit apo e vërtetë: rënia në peshë është më e vështirë për femrat?

Dieta është diçka që mund ta fillosh në çdo kohë, por më shumë se eliminim drastik i shumë ushqimeve, është një mënyrë jetese. Nëse mëson të hash shëndetshëm dhe e kthen këtë në një mënyrë jetese, atëherë do të mbetesh shumë larg gjërave që të shkaktojnë shtim në peshë, tregojnë studimet e fundit.

Tani që stina e verës ka trokitur dhe plazhi është në planet e afërta, të gjithë mendojnë kilet e tepërta që kanë fituar gjatë dimrit dhe në një kohë kur fillojmë të mendojmë për mënyrat e humbjes së peshës, studimet nxjerrin lloj-lloj rezultatesh (që nuk janë gjithmonë në favor të gjinisë femërore.)

Në një kohë kur numri i njerëzve që vuajnë nga mbipesha po rritet në mënyrë ekstreme, një prej miteve që diskutohet më shumë ështëai  që femrat kanë probleme me mbipeshën më shumë se meshkujt.

A është mit apo e vërtetë?

Meshkujt kanë më shumë masë muskulare se femrat dhe kanë më pak ndryshime hormonale krahasuar me femrat. Kjo ua bën atyre më të lehtë rënien në peshë. Megjithatë, sipas studimeve të fundit, humbja e peshës ekuilibrohet me kalimin e kohës për aq kohë sa të dyja gjinitë u qëndrojnë besnikë dietave të shëndetshme dhe aktivitetit sportiv. Kështu, miti bie poshtë dhe mos e merrni në konsideratë!

Burimi: http://www.revistaclass.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *