Syzet, zgjedhja e modelit që ju përshtatet

Po kërkoni për modelin perfekt të syzeve, që ju përshtatet më së miri me format e fytyrës? Ja si të bëni zgjedhjen e duhur.

Hapi fillestar për të gjetur syzet që ju përshtaten është të përcaktoni formën e fytyrës suaj. Kjo mund të bëhet shumë lehtë. Merrni një laps të zi dhe qëndroni përballë një pasqyre. Vizatoni ne pasqyrë formën që shikoni të fytyrës suaj. Pasi të keni përcaktuar formën, zgjedhni modelin që ju përshtatet më shumë.
Nëse fytyra juaj është ovale (mjekra është pak më e ngushtë se balli) atëherë jeni me fat, sepse asaj i shkon pothuajse çdo model syzesh. Por, Dr. Krup paralajmëron se skeletet e rrumbullakëta mund t’ju bëjnë të dukeni tepër seriozë. Nëse dëshironi t’i jepni vetes pamje rinore, bëni mirë të zgjidhni syzet në formë trapezi.

Nëse fytyra juaj është në formë zemre (balli i gjerë, mollëzat të ngritura dhe mjekra shumë e ngushtë), syzet e rrumbullakëta si të aviatorëve janë ideale. Mund të provoni edhe modelet e paharruara, por ngjyra e syzeve duhet të jetë e hapur. Skeletet me qoshe të dala mund t’u shkojnë fytyrave në formë zemre, por syzet më të përshtatshme për këtë formë janë ato të rrumbullakëta.

Nëse fytyra juaj është në formë katrore (nofullat e theksuara, balli i gjerë dhe mollëzat e dallueshme), zgjidhni syzet me skelet oval. Modelet me kënde të syzeve mund t’jua largojnë vëmendjen nga format e theksuara të fytyrës dhe do t’ju bëjnë të dukeni më të butë. Skeleti duhet të jetë më i gjerë se pjesa më e gjerë e fytyrës suaj.

Nëse fytyra juaj është e rrumbullakët (pa kënde, gjatësia dhe gjerësia është e njëjtë), atëherë do t’ju duhet t’i krijoni këndet artificialisht, duke mbajtur syze drejtkëndore. Mundet gjithashtu të provoni skeletet metalike të syzeve, mbajtëset që fiksohen mbi hundë ju ndihmojnë që syzet të mos qëndrojnë mbi faqe, por të bëjnë kontrastin e duhur.

Nëse fytyra juaj është e gjatë (dukshëm më shumë e gjatë sesa e gjerë), përdorni skelet të rrumbullakët syzesh për ta zbutur pamjen. Një mundësi tjetër janë modelet me më shumë thellësi sesa gjerësi. Duke vepruar kështu, ruani ekuilibrin, pasi fytyra do t’ju duket më e shkurtër. Zgjidhni dekorimet me vija horizontale.

Syzet më të mira për ngjyrën e flokëve. Kur bie fjala për të bërë zgjedhjen e duhur të syzeve, duhet të dini se ngjyra e flokëve ndikon shumë në mundësinë e arritjes së qëllimit. Syzet në ngjyrë kafe të errët të përzier me një ngjyrë më të hapur, shkojnë me të gjitha ngjyrat e flokëve, përjashtim bëjnë vetëm flokët gri, që mund të bien ndesh me të.

Burimi: living.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *