EURO 2017: Këta djem jetojne për përfaqësuesen

Përfaqësuesja e Maqedonisë deri 21 vjeç në atmosferë të shkëlqyeshme vazhdon përgatitjet për ndeshjen e parë kundër Spanjës në kuadër të Kampionatit Evropian për të rinj që do të zhvillohet në Poloni.

“Atmosfera në përfaqësuesen gjithmonë është e shkëlqyeshme. Jemi të relaksuar, mirëpo punojmë me intensitet maksimal. Jemi falënderues për përkrahjen që po marrim nga tifozët në Maqedoni, mirëpo nuk jetohet me famën e vjetër. Tani jemi vetëm disa ditë nga fillimi i Evropianit dhe jemi maksimalisht të përkushtuar për ndeshjen e parë kundër Spanjës. Kjo përfaqësuese ka dëshmuar se mund të jetë në nivel të lartë, ndërsa besoj se do të mbyllim mirë mbrojtjen, kuptohet me ndihmën e gjithë ekipit, pasi mbrojtja nuk varet vetëm nga dy lojtarët që luajnë në qendër të defanzivës”, thotë Darko Velkovski.

 

“Shumë e qartë që te të gjithë ndihet tremë pozitive, mirëpo kjo është mirë. Në atë mënyrë e dimë se do të jemi të përgatitur. Jemi të fokusuar në seancat stërvitore dhe detyrat që na jep seleksionuesi. Jemi të gatshëm para sfidës, e dimë se kemi kaluar rrugë të vështirë, të lodhshme deri në kualifikimin në Kampionatin Evropian dhe do të japim gjithçka nga vetja për të vazhduar me rezultate pozitive. Kemi ambicie dhe entuziazëm, e dimë cilësinë e kundërshtarit të parë, mirëpo do të japim maksimumin që për disa gjëra në terren të pyetemi edhe ne”, deklaron Enis Bardhi.

 

Federata e Futbollit të Maqedonisë

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *