Konkurs për praktikë studentore!

KONKURS PËR INTERNSHIP STUDENTOR

 Fondacioni Albiz hap mundësi dhe perspektiva për studentët e Maqedonisë duke ofruar program për interniship (punë praktikë) studentore në  hapësirat e kompanive donatore dhe Fondacionit Albiz për aplikuesit nga të gjithë universitetet publike dhe ato private.

Kompanitë të cilat janë të përfshira në internshipin studentor janë

  • Dauti Komerc, Shkup
  • Alma M, Shkup
  • Adrijus , Shkup
  • Frukt Import, Shkup
  • Tempo Profili 99, Shkup
  • Baukop, Shkup
  • Baudom, Shkup
  • Eftinija Impeks , Shkup
  • Dauti Transporshped, Shkup
  • Jus MB, Shkup

Fondacioni Albiz për vitin 2017 hap konkurs për 80 (tetëdhjetë) studentë/praktikantë.

Studentët për të aplikuar duhet t’i përmbushin kriteret në vijim:

1.       Të jenë studentë të rregullt;

2.       Të jenë studentë të vitit të dytë (studime tre vjeçare) ose të vitit të tretë (studime 4 vjeçare);

3.       Të kenë notën mesatare mbi 7,5;

Fakultetet që do të kenë përparësi ne këtë konkurs janë:

·         Të gjitha drejtimet nga Fakultetet Ekonomike;

·         Fakulteti i Drejtësisë;

·         Fakulteti i teknologjisë ushqimore dhe të ushqyerit;

·         Fakulteti i Shkencave kompjuterike;

·         Fakulteti i Makinerisë;

·         Fakulteti i Administrimit të Biznesit;

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM NË KONKURSIN PËR INTERNSHIP

  1. CV (biografi)
  2. Letër motivuese
  3. Vërtetim të notave ku mundë të shihet nota mesatare/kopje indeksi
  4. Kopje të letërnjoftimit dhe xhiro-llogari personale

Kohëzgjatja e punës praktike është një (1) muajKompensimi financiar për mbulimin  e shpenzimeve për udhëtim dhe ushqim përcaktohet nga Fondacioni Albiz dhe do t’u transferohet studentëve në xhiro- llogarite e tyre.

Të gjithë praktikantëve për kryerjen me sukses të punës praktike do të u shpërndahen Certifikata.

VENDI  DHE AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE

Aplikacioni dhe dokumentet e nevojshme kandidatët duhet t’i dorëzojnë në zyrën e Fondacionit “ALBIZ” në Saraj rr. 20  nr. 97.

Aplikimet bëhen në afatin vijues :

  • prej 12.06.2017 (e hënë) deri më 28.06.2017 (e mërkurë) nga ora 09:00 deri në ora 16:00 (të shtunën deri në ora 12:30).

Gjatë dorëzimit të dokumenteve, kandidatët duhet të kenë me vete letërnjoftimin dhe indeksin.

http://albiz.org.mk/faqja/konkurs-per-internship-studentor/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *