Pozicioni Vullnetar në Institutin për Politikë Evropiane – Shkup (EPI)

Instituti për Politikë Evropiane (EPI)- Shkup ka nevojë për një vullnetar të përkushtuar për të mbështetur projektet që janë në proces të implementimit. Thirrja është e hapur deri më 26.06.2017.

Kohëzgjatja e angazhimit është deri në 3 muaj në varësi të dinamikës së realizimit të aktiviteteve të planifikuara. Kompensimi do të bëhet në pajtim me Ligjin për vullnetarët.

Aplikantët duhet ti përmbushin kushtet që vijojnë:

● të kenë përfunduar studimet deri diplomike (studime juridike , shkenca politike, ekonomike);

● njohuri solide të gjuhës angleze; preferohet njohja e gjuhës shqipe;

● njohja solide e Microsoft Office (sidomos  puna me Excel);

● aftësi për të punuar në ekip.

 

EPI siguron një mjedis stimulues për vullnetarët për të përmirësuar njohuritë e tyre mbi çështjet evropiane dhe zbatimin e projekteve të BE-së përmes përfshirjes së tyre në të gjitha aktivitetet e Institutit dhe duke ofruar mentorim gjatë angazhimit të tyre.

Aplikoni duke dërguar një letër motivimi dhe CV në adresën e mëposhtme email: vaska.ristovska@epi.org.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *