MEDIA bën thirrje për tre (3) ekspertë

Lënda:Thirrje për angazhimin e tre (3) ekspertëve për të vlerësuar situatën dhe pozitën e Online Mediave në Pollog, Shkup, Veri-Lindje dhe Jug-Perëndim të R. Maqedonisë

 

Referenca: 0301-26

 

Shoqata Qendra për Zhvillimin e Mediave të komuniteteve MEDIA shpall thirrje për tre (3) ekspertë për  të vlerësuar gjendjen dhe pozitën e Online Mediave në Pollog, Shkup, Veri-Lindje dhe Jug-Perëndim të R. Maqedonisë për projektin: “Media të reja për  sfida të vjetra” .

 

“Media të reja për  sfida të vjetra” është financuar dhe mbështetur nga CIVICA Mobilitas,një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), e zbatuar nga NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe Instituti Suedez për Administratë Publike ( SIPU).

 

Për këtë qëllim, kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:

  • Shtojca 2.
  • Biografinë dhe
  • Shtojca 3.
  • Letër personale me një përshkrim të shkurtër të motivit për raportimin e thirrjes.

 

 

Përzgjedhja

Një kriter kryesor për zgjedhjen e ekspertëve do të jetë arsimi, përvoja profesionale, kualifikimet dhe

aftësitë për zhvillimin e një metodologjie për të vlerësuar gjendjen dhe pozitën e mediave online,

interesat e grupit të synuar dhe aftësitë organizative për përpunimin e përmbajtjeve profesionale dhe

transparente në bazë të përmbajtjes së pretekstit të ofruar në Shtojcën 3.

Oferta duhet të dorëzohen brenda 5 ditëve nga data e njoftimit, në e-mail: community.mediadev@gmail.com ose direkt në arhivën e MEDIUM.

 

Për më tepër informata klikoni linkun në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *