Disa nga ligjet më të çuditshme në botë

Ligjet ndonjëherë janë vërtet të çuditshme dhe sidomos kur shkon në një vend të huaj dhe nuk i njeh ligjet mund të rrezikosh dënime si burgu apo gjoba.

Ja disa prej këtyre ligjeve:

1.Është e ndaluar të hash biskota ditën e Krishtlindjeve në Britani

Në vitin 1644, Oliver Cromwell ndaloi festimin e Krishtlindjeve, sepse e konsideronte të pamoralshme. Shumë atribute të festës ishin zyrtarisht të ndaluara si përshembull të hash biskota, kështu që atje u ndalua por vetëm në ditën e Krishtlindjeve. Pavarësisht faktit se një ligj i tillë ekziston dhe nuk është shfuqizuar akoma, njerëzit vazhdojnë të hanë biskota në atë ditë feste.

2.Është e ndaluar t’i prekësh balenat

Në Mbretërinë e Bashkuar është një ligj tjetër i çuditshëm: Të gjitha balenat, delfinët dhe gjitarët e tjerë të detit brenda një rrezeje 3 milje të Britanisë së Madhe konsiderohen pronë e Mbretëreshës, kështu që ju nuk u lejohet t’i prekni ato.

3.Është e ndaluar të ndihmosh një njeri që po mbytet

Njëri nga ligjet në Kinë thotë se shpëtimi i njerëzve të mbytur është e paligjshme.
Ky ligj lidhet me filozofinë Lindore duke thënë se ngatërrimi me fatin e një personi është imorale. Megjithatë, skeptikët mendojnë se autoritetet kineze vetëm përpiqen të kontrollojnë popullatën me këtë rregullore.

4.Është e ndaluar të ushqesh pëllumbat
Ndërsa duket gjëja më humane për tu bërë , në Venecia është një veprim i paligjshëm i dënueshëm me një gjobë. Ky ligj u miratua për të parandaluar zogjtë nga ndotja e statujave të bukura dhe monumenteve arkitekturore.

5.Është e ndaluar të shiten vezë kinder
Vezët e famshme të çokollatës janë të ndaluara në të gjithë SHBA që nga dita e shfaqjes së tyre. Arsyeja për këtë ishte se, sipas ligjeve të SH.B.A.-së, është e ndaluar që lodrat të futen në ushqim, nga frika se fëmijët mbyten me pjesët e vogla.

6.Është e ndaluar të paguash vetëm me monedha
Në Kanada një ligj që hyri në fuqi në 1985 ndalon pagesën me monedha vetëm nëse çmimi i blerjes është mbi 10 dollarë kanadezë.

7.Është e ndaluar të harrosh ditëlindjen e gruas tënde
Samoa është një shtet i pavarur në ishujt e Paqësorit që është i njohur për ligjet e tij të pazakonta. Njëri prej tyre thotë se një burrë nuk duhet të harrojë ditëlindjen e gruas së tij. Nëse kjo gjë akoma ndodh, burri duhet të paguajë një gjobë që shkon drejt në duart e gruas së tij.

8.Është e ndaluar të shkelësh mbi para

Dhe së fundi, një ligj që të gjithë udhëtarët në Tajlandë duhet ta dinë. Shikoni me kujdes ku shkelni sepse mund të futeni në burg nëse shkelni mbi kartmonedhat tajlandeze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *