Komentet në Instagram do ta marrin një përditësim shumë të nevojshëm.
Një test i ri në aplikacionin Android të Instagram shfaq komentet e mbivendosura, ngjashëm me ato në Facebook.
Duke prekur “reply” në një koment, tani komentet do të duken kështu:
Komentet në Instagram aktualisht janë një rrëmujë konfuze, kështu që kjo është një shenjë e mirë se kompania është duke punuar që ta ndryshojë këtë.
Për momentin, kur i bëni replikë dikujt në koment nuk e njofton atë përveçse nëse e bëni tag atë përsëri, por me këtë përditësim do të jetë më e lehtë që ta dini kur dikush ju bën replikë.
Kjo veçori është ende veç në testim, kështu që nuk është e qartë se kur do të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit.
Burimi:Gazeta Express