Aktori i njohur Jim Carrye është përfshirë në një telash shumë të madh, pasi mamaja e ish të dashurës se tij e akuzon se është i përfshirë në vdekjen e së bijës, e cila pak kohë pas ndarjes me Carreye-n, humbi jetën.
Nëna e ish të dashurës së tij, Brigid, mendon se ai është i përfshirë në vdekjen e së bijës së saj. Brigid tashmë ka bërë padi ndaj ish të dashurit të së bijes, ku kërkon që asaj t’i paguhen çdo muaj nga 372 mijë dollar për dëmin e pësuar.
Aktori thotë se nuk mund ta përballojë këtë shumë, kjo edhe për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Gjykimi përfundimtar do të mbahet në prill të vitit të ardhshëm.
Aktori mohon çdo përfshirje në vdekjen e ish të dashurës së tij, me të cilën kishte marrëdhënie deri pak para vdekjes së saj.
Burimi:Tetova1