“Kalendar historik”është libri i ri i Astrit Lulushit, i cili tashmë është në duart e lexuesve.
Aty vijnë ngjarjet kryesore të historisë njerëzore. Lulushi ka lindur në Tiranë, më 8 Tetor të vitit 1953. Në vitin 1985 ai emigroi në SHBA. Prej vitit 1989 punon si gazetar pranë Zërit të Amerikës, në Uashington.
Është autor i disa librave përmbledhje persistje, poezi, si dhe një përshtatje në shqip i “63 Sonete të Shekspirit”. Ai banon në Lake Ridge, Virginia.