Revista Time: Trump dhe 8-vjeçarja siriane personat më me influencë në internet

Presidenti amerikan Donald Trump, dhe tetëvjeçarja nga Siria, Bana Alabed, janë emëruar nga revista “Time” si dy njerëzit më me influencë në internet.

Dinald Trump pushtoi me postimet e tij sensacionale faqet e gazetave, duke përdorur mjaft mirë edhe Twitter-in për të nxitur politikat e tij dhe për të sulmuar armiqtë.
Ndërsa tetë vjeçarja Bana Alabed, me ndihmën e nënës së saj Fatemah, Bana ka krijuar një adresë twitteri në të cilën ka pasqyruar ditë pas dite jetën e saj në qytetin Sirian. Dhe brenda një kohe të shkurtër ata numëruan 60 000 ndjekës.

Postimi i parë i Banës ishte fraza “Kam nevojë për paqe”, dhe që atëherë ajo dhe nëna e saj kanë shkruar çdo ditë për bombat që shpërthejnë pranë shtëpisë së tyre, duke iu lutur Assadit dhe Putinit që të zgjidhin konfliktin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *