Alysia Montano,nënë që then rekorde

Alysia Montano,nënë që then rekorde

Atletja amerikane Alysia Montano ka arritur që të vrapojë 800 metra në muajin e pestë të shtatzënisë në garën e vrapit USA Track dhe Field Championships.

31-vjeçarja, pavarësisht se nuk arriti që të fitojë garën shënoi në mënyrë të shkëlqyer dy xhiro. Ajo mbaroi garën vetëm 19 sekonda pas fituesit duke shënuar një kohë prej 2 minuta dhe 21.40 sekonda.

Nuk është hera parë që atletja, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë, konkurron duke qenë shtatzënë. Të njëjtën gjë ajo e bëri edhe në vitin 2014 në muajin e 8 të shtatëzënisë duke përfunduar garën 11 sekonda më vonë.

E huazuar nga Alsat M

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *