Blla Blla Blla fillon turneun promovues për albumin “Brum për Medioferr”

Blla Blla Blla fillon turneun promovues për albumin “Brum për Medioferr”

Grupi muzikor Blla Blla Blla këtë të premte (07.07.2017) me fillim në ora 21:00 në kafenën N’qosh në Tetovë , do të promovojnë albumin “Brum për Medioferr”.

Për dallim nga herta tjera, album i katërt i grupit muzikor Blla Blla Blla vjen në një format ndryshe ose më mire thënë në një retro format i quajtur pllakë ose më i njohur si vinyl.

Turneu promovues dëgjimor do të fillojë me datë 05.07.2017 në qytetin e Shkupit, për të vazhduar më tej edhe në qytetet tjera të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

Blla Blla Blla është një grup i cili ekziston prej 29 vitesh. Ai përbëhet nga 4 pjesëtarë, Idriz Ameti (vokal), Krenar Ismaili (vokal, violinë), Arsim Iljazi (bass), Egzon Leka (bateri). Ky grup i përket zhanrit të muzikës progressive.

Më poshtë, ftesa nga grupi muzikor Blla Blla Blla.

“Në gjyqin artistik “N’qosh”, me adresë “Dimo Gavroski Kara” p.n., me fillim në ora 21:00 mbahet seanca dëgjimore e të akuzuarve Idriz Ameti dhe anëtarëve të tjerë të bandës Blla blla blla… për veprën “penale” me të cilën ngarkohen, siç është: “krijimin, daljen në dritë dhe pagëzimin e albumit të ri “Brum për medioferr”. Në atë orë ju presim si dëshmitar apo si gjyqtarë porotë për të sjell një vendim.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *