Reperi kanadez Drake, pati një paraqitje surprizuese në festimet e Ditëve Kanadeze në vendlindjen e tij në Toronto, mbrëmjen e së dielës.
Drake mori skenën në Nathan Phillips Square gjatë një koncerti të hapur, duke festuar përvjetorin e 150-të, të Kanadasë. Koncerti kishte premtuar disa këngëtarë tjerë nga labeli i regjistrimit të Drake, por fituesi i tre Grammy Çmimeve nuk pritej të performojë.
Drake doli në skenë përafërsisht në orën 22:00, për një paraqitje 10 minutëshe, e cila më pas çoi drejt një skenari të planifikuar me fishekzjarrë.
“Jam thjesht shumë i lumtur të vij nga një vend, në të cilin ne në të vërtetë e duam njëri-tjetrin. Kam qenë shumë mirënjohës,” – Drake i ka thënë publikut.
Reperi i lindur në Toronto veshi një bluzë të bardhë me logon ikonike të Rolling Stones, “gjuha dhe buzët”, megjithëse gjuha ishte e ndryshuar që t’i ngjasojë flamurit kanadez.
Më shumë se 50.000 njerëz ishin të pranishëm në Nathan Phillips Square për këtë performancë.