Pas qëndrimit dhe performimit të saj paraprak në Amerikë, Belgjikë dhe Poloni, këngëtarja shqiptare Dua Lipa, ditën e sotme e ka kaluar në Zvicër, duke qenë e ftuar të performojë në festivalin e xhazit në Montreux, para publikut evropian. Lipa nuk ka të ndalur me performancat e saj mbresëlënëse përreth gjithë botës dhe përveç kësaj, ajo është në prag të lansimit të klipit të saj më të ri, për këngën New Rules, i cili do të jetë i publikuar më 07/07/2017.
Dua performoi hitet më të mëdha të saj në këtë koncert, përderisa në Facebook dhe Instagram janë publikuar fotografitë e fundit nga kjo paraqitje e saj. Kuptohet që në skenë kishte shumë adhurues shqiptarë të këngëtares, të cilët patën fatin të dëshmojnë live, energjinë unike që di të transmetojë vetëm ajo, Dua Lipa.