Nesër fillon “Vera e Kulturës Tetovare” , ja programi

Nesër fillon “Vera e Kulturës Tetovare” , ja programi

Nga data 5 korrik 2017, në Tetovë do të fillojë edicioni i pestë i festivalit “Vera e Kulturës Tetovare”. Dita e parë e këtij edicioni do të shënohet me aktivitete me rastin e ditës së pavarësisë së SHBA në Këndin Amerikan në Tetovë me fillim në ora 19:00.

Festivali “Vera e Kulturës Tetovare” tashmë është bërë traditë për qytetin e Tetovës dhe shënohet me aktivitete të ndryshme . Koncerte klasike dhe korale, teatër në rrugë, projeksione filmi, aktivitete sportive, rruga e ombrellave si dhe koncerte të yjeve muzikore janë vetëm një pjesë e përzgjedhjes artistike, që për vizitorët do të ofrojnë freski dhe emocione të pafund në këto netë të nxehta verore.

Edicioni i pestë i këtij festivali do të zgjasë 14 ditë, ku do të mbyllet me Ekspozitën me veprat e kolonisë ndërkombëtare të artistëve  figurativ “Tetova 2017” dhe me Koncertin ESMA (European Summer Music Academy) më date 23 korrik 2017.

Ky festival organizohet nga ana e Komunës së Tetovës.

No automatic alt text available.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *