Me datë 04.07.2017 në Tetovë në hapsirat e Hotel Lirakut u mbajt eventi promovues për projektin “Punësimi i romëve të rinjë” nga organizata SONCE.
Të pranishmëve fillimisht ju drejtua Drejtori Ekzekutiv i organizatës, më pas në detaje foli edhe Kordinatori i projektit i cili shpalosi para pjesmarrësve për staded e projektit dhe formën si i njejti do u ndihmoj të rinjve të komunitetit Rom të futen në tregun e punës.
Përndyshe, organizata Sonce është themeluar si grup joformal që nga viti 1996. Misionin e saj sot, SONCE ja përkushton integrimit demokratik dhe participimit efektiv të komunitetit Rom në shoqëri përmes mbindërtimit të kapaceteve, mbështetjes direkte dhe përfaqësimit të interesave të tyre.



