Facebook është gati për të lansuar një buton të ri për Messenger.
“Discover Tab” do të quhet butoni që do të bëjë më të lehtë për përdoruesit të gjejnë dhe të kontaktojnë me brende dhe makina automatike të komunikimit të kompanive të ndryshme.
Përveç që përdoruesit do të mund të gjejnë më lehtë bizneset që u interesojnë më shumë, edhe bizneset nga ana e tyre do të mund të targetojnë më shumë përdorues për qëllime marketingu.