Këto janë destinacionet më të bukura për pushime verore

Këto janë destinacionet më të bukura për pushime verore

Pushimet verore janë çasti qe të gjithë e presim për 11 muaj rresht. Në këtë artikull ne po ju sjellim ‘Top 15 Destinacionet’ më të bukura në botë për të kaluar pushimet e verës. Plazhet e gjata, dielli rezatues, uji blu dhe atmosfera relaksuese do ju mundësoj pushime të jashtëzakonshme. Nëse do t’ju jepet mundësia, mos ngurroni pasi këto destinacione do ta bëjnë pushimin tuaj vërtetë një eksperiencë të paharrueshme

15. Belize

Belize është një destinacion ideal për të kaluar muajin e mjaltit. Ky vend ndodhet në Amerikën qendrore dhe rrethohet nga Deti i Karaibeve në lindje, nga Guatemala në perëndim dhe Meksika në veri. Belize ka plazhe të mahnitshme, pyje gjigante dhe ofron mundësi të mrekullueshme për çiftet që vendosin të shkojnë atje për muaj të mjaltit.

 

 

 

14. Kankun – Meksikë

Kankuni është një vend i mrekullueshëm, që ndodhet në Meksikë, në Gadishullin Jukatan. Ky vend përrallor me rërë të bardhë, në afërsi të rrënojave të lashta të Majave dhe pyjeve të xhunglës, do t’ju ofrojnë një eksperiencë përrallore. Në Kankun do të mund të shijoni një kuzhinë të larmishme meksikane, të bëni trajtime SPA, të bëni pazari dhe të kryeni aktivitete të ndryshme sportive si: golf, not, aventura me makina, duke kthyer pushimet tuaja të muajit të mjaltit në një aventurë të vërtetë.

 

 

 

13. Seychelles

Seychelles është një republikë-ishull në arçipelagun e oqeanit Indian. Ajo ndodhet 1500 kilometra larg Afrikës juglindore dhe në veri të ishullit të Madagaskarit. Nese Seychelles do të jetë vendi juaj i muajit të mjaltit, do të keni bërë pa diskutim një zgjedhje të zgjuar, pasiqë aty do të gjeni ambiente të mrekullueshme me plazhe me rërë të bardhë dhe një det të pastër e të kthjellët me një ngjyrë mahnitëse smeraldi.

 

 

 

12. Bali – Indonezi

Bali është një ishull i mrekullueshëm që ndodhet në arçipelagun e Indonezisë. Për ndryshim nga shumica e vendit, e dominuar nga kultura islame, Bali është një gërshetim i kulturës dhe artit Hindu. Aty do të gjeni një natyrë magjepsëse, plot me lule, oriz dhe temjane, thuajse pranë çdo tempulli, shtëpie apo restoranti. Periudha më e mirë për ta vizituar Balin është nga qershori deri në shtator, kur lagështira e ajrit është më e ulët. Bali, megjithëse destinacion shumë i largët, do të mbetet për ju një eksperiencë ndryshe dhe e papërsëritshme.

 

 

 

11. Dubai

Dubai është shndërruar vitet e fundit në një destination të preferuar për të kaluar muajin e mjaltit. Ai një nje vend i mbushur me plazhe te mëdha, me rërë të bardhë, me hotele luksoze, me shkretëtira dhe mundësi të pafundme për shoping. Në Dubai do të mund të shijoni një eksperiencë krejt ndryshe, aty ku ndërthuret kultura dhe arkitektura e orientit me teknologjinë më të fundit dhe me perfeksioninin e çdo shërbimi.

 

 

 

10. Spanja

Spanja është një nga destinacionet te cilat te lejon për te kaluar pushime te ngrohta, qetësuese, të mbushura me jetën e natës ne qytetet si Madridi, Barcelona, Sevila. Spanja është një vend i cili të ofron ta organizosh ditën të mbushur përplot me aktivitete. Ajo që e dallon Spanjën është gjithashtu mikpritja, njerëzit shumë dashamirës dhe të qeshur dhe sigurisht jeta e natës, sidomos në Barcelonë, në qytetin që nuk fle kurrë.

 

 

 

9. Maldivet

Ne brigjet e Indisë në Oqeanin Indian, 500 kilometra në jugperëndim të Sri Lankas gjenden Maldivet. Ky vend përbëhet nga rreth 1200 ishuj të vegjël koralë të formuar nga vullkanet dhe është një nga destinancionet më të preferuara në Azi për muajin e mjaltit. Kombinimi i lagështisë dhe freskisë së detit krijojnë një ndjesi ledhatuese në lëkurë. Bukuritë natyrore të lënë pa frymë dhe ishujt ofrojnë aq shumë diversitet, duke e kthyer muajin tuaj të mjaltit në një eksperiencë të paharrueshme.

 

 

 

8. Mauritania (Mauritus)

Mauritius është një vend i preferuar gjithashtu për muaj mjalti, sepse ofron një vijë bregdetare të mrekullueshme, e mbushur me hotele dhe resorte magjepsëse, me plazhe me ujë të thellë, të pastër, pafundësisht blu dhe me një bukuri natyrore të theksuar.

 

 

 

7. Antigua

Antigua është gjithashtu një zgjedhje e shkëlqyer për të kaluar muajin e mjaltit në Karaibe. Krahas ishujve Barbados, Xhamajka ose St. Lucia që gjithashtu janë destinacione shumë të preferuara në këtë rajon, Antigua dallohet për qetësinë relaksuese, të ndërthurura me magjinë natyrore. Ai është një ishull jo shume i populluar por aty gjenden hotele dhe resorte te klasit të lartë dhe ka plazhe fantastike.

 

 

6. Tahiti

Tahiti është shndërruar në një destinacion shumë të preferuar për të sapomartuarit nga e gjithë bota. Tahiti ndodhet në oqeanin paqësor dhe është pjesë e Polinezisë Franceze, e kolonizuar nga Franca që në vitin 1880. Ky ishull ka një kulturë të pasur gërshetim i asaj franceze me kulturën vendase të fiseve indogjene. Natyra është përrallore, plazhet me rërë të bardhë të përsosur dhe e pasur me shkëmbinj nënujorë koral. Nëse e vizitoni një herë këtë vend do të dashuroheni përgjithmonë me të.

 

 

 

5. Shën Lucia (Saint Lucia)

Sën Lucia është një perlë e Karaibeve dhe ka qenë një destinacion popullor për muajin e mjaltit prej shumë kohësh. Ka plazhe të mrekullueshme, male madhështore me maja të thepisura dhe njerëz shumë mikpritës që i vlerësojnë shumë turistët që vizitojnë parajsën e tyre të vogël. Në këtë ishull ju do të keni intimitetin që ju duhet dhe do të keni mundësi të eksploroni natyrën, kulturën dhe kuzhinën ekzotike me gjithë llojllojshmërinë dhe bukurinë.

 

 

 

4. Tailanda

Tailanda është vendi i pushimeve ekzotike. Ajo është e famshme për tempujt, xhirot me elefantë, plazhet e famshme, malet me pamje të magjishme që të lënë pa frymë. Plazhet si Phuket, Pataya dhe Phangan jane plazhe me rërë per çiftet e reja, me netë të qeta, ndërsa vendet si Bangkok, Hat Yai dhe Songkhla janë ideale për shopping dhe për ata që duan të shijojnë jetën e natës. Tajlanda është e mrekullueshme në çdo stinë por një eksperiencë ndryshe do të ishte ta vizitonit në periudhën nëntor-dhjetor ku klima atje është e ngrohtë dhe krejt në kontrast me dimrin që keni në vendin tuaj.

 

 

 

3. Italia

Italia me Romën, Firencen dhe Venecian janë patjetër vende të cilat e mbushin udhëtimin tuaj plot emocion dhe me një eksperiencë të jashtëzakonshme. Roma në vetvete është një qytet me një arkitekturë te mrekullueshme. Qyteti i Vatikanit është një vend i veçantë me mjaft vizitorë nga e gjithë bota. Por përvoja më unike për çiftet e sapomartuara është të lundruarit nëpër kanalet e qytetit të Venecias i cili është i ndërtuar itëri mbi ujë . Italia përbën me të vërtetë nje destinacion shumë të kërkuar për çiftet e dashuruara. Kuzhina e mrekullueshme italiane, klima mesdhetare, mikpritja, plazhet dhe gjithçka tjetër që ofron Italia, do ta bëjnë muajin tuaj të mjaltit një përvojë unike.

 

 

 

2. Franca

Franca eshte pagëzuar si vendi më romantik për të gjithë të dashuruarit nga e gjithë bota. Parisi është i famshëm për netët romantike dhe me mjaft vende impresionuese për tu vizituar. Përveç Parisit, vende të mrekullueshme për të dashuruarit janë edhe: St. Paul de Vence, riviera e mrrekullueshme franceze, Ishulli i Korsikës etj.

 

 

 

1. Hawaii

Hawaii është një nga destinacionet më të preferuara për të dashuruarit dhe një zgjedhje pa diskutim e shumë kërkuar nga të gjitha çiftet. Hawaii është një vend që i ka të gjitha bukuritë duke filluar nga muzetë, parqet kombëtare, plazhet magjepsëse me rërë të bardhe të cilat do ju bëjnë të ndiheni sikur jeni në ëndërr. Hawaii bën pjesë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është i vetmi shtet amerikan që përbëhet vetëm nga ishuj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *