Oeneum, konkurs letrar për poezi dhe prozë

Oeneum, konkurs letrar për poezi dhe prozë

Komuna e Tetovës në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve “OENEUM” – Tetovë, shpall konkurs letrar për krijuesit e rinj (poezi dhe prozë)!

Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” – Tetovë, në saje të Ditëve të Kulturës “Vera e Kulturës Tetovare” organizon konkurs letrar për poezi dhe prozë “Krijuesit e rinj”, andaj i fton krijuesit (deri në moshën 28 vjeçare) nga të gjitha qytetet e Maqedonisë që të konkurrojnë me krijimet e tyre.
Afati i dërgimit të punimeve është prej 5 deri më 12 korrik, 2017. Krijimet do të përzgjidhen nga Juria profesionale, ndërsa të përzgjedhurit do të njoftohen për detajet tjera të Orës poetike, e cila do të mbahet në Çaj Bahçe, më 15 korrik, 2017.
Me këtë rast do të ndahen disa Çmime/Plaketa:
Për poezi
Çmimi I “Oeneum
Çmimi II “Oeneum
Çmimi III “Oeneum

Për prozë
Çmimi I “Oeneum
Çmimi II “Oeneum
Çmimi III “Oeneum

Poezitë duhet të dërgohen në E-mail: klubioeneum@gmail.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *