Shkëndija zhvilloi stërvitjen e fundit para ndeshjes Dacia-Shkëndija

Shkëndija zhvilloi stërvitjen e fundit para ndeshjes Dacia-Shkëndija

Skuadra e Shkëndijës zhvilloi stërvitjen e fundit para përballjes kthyese me Daçian në Kishinau të Moldavisë. Trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani, në takimin me gazetarët kërkuan që të përsëritët paraqitje e fundit në Strumicë, me të cilën besojnë se mund të arrijnë te rezultati pozitiv dhe kualifikim në raundin e tjetër.

Osmani dhe kapiteni Hasani kanë folur para mediave në konferencën për shtyp, duke potencuar se do të kërkojnë të përsërisim performansën e ndeshjes së parë.

“Ne jemi përgatitur maksimalisht që të përsërisim lojën si në Strumicë. E dijmë se asgjë ende nuk është e kryer edhe pse kemi rezultat të mirë. Por me plot seriozitet do të hyjmë edhe në ndeshjen e nesërme. Kemi analizuar mirë kundërshtarin dhe do të dalim në fushë për të dhënë më të mirën në funksion të arritjes së rezultatit të dëshiruar”, u shpreh trajneri Qatip Osmani para mediave moldave.

“Pas lojës së parë kur bëmë lojë shumë të mirë dhe rezultatit pozitiv këtu, mendojmë se ende asgjë s’ka mbaruar. Kemi ardhur këtu për të përsëritur atë ndeshje dhe të shkojmë në raundin tjetër”, deklaroi kapiteni Ferhan Hasani.

Pas konferencës për shtyp, kuqezinjtë kanë zhvilluar seancën e fundit dhe zyrtare stërvitore në stadiumin e Daçias, “Speia” ku të enjten në orën 16:00 (17:00 sipas kohës lokale) do të zhvillohet ndeshja e kthimit në kuadër të raundit të parë kualifikues të Liga Evropës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *