Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon 240-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar. Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 Korrik 1776. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan më pas bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë. Dita e Pavarësisë në SHBA festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarrëve. Nisur nga alarmet dhe kërcënimet terroriste dhe sulmet e fundit në Europë, autoritetet amerikane kanë mobilizuar mijëra oficerë policie, për të patrulluar rrugët dhe sheshet e qendrave të banuara. Me rastin e ditës së Pavarësisë nuk ka munguar edhe urimi nga presidenti i vendit më të fuqishëm në botë, Donald Trump. “Tani më shumë se kurrë ne duhet ta rimarrim vendin tonë. Pasardhësit tanë besonin në atë se çfarë mund të jetë Amerika dhe kanë luftuar për këtë. Është koha për të kërkuar pavarësinë tonë. Është koha jonë për të bërë Amerikën e Madhe sërish,” deklaroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *