Yjet mund të arrihen

Yjet mund të arrihen

Edhepse gjithë mendojn se ‘trendsetter-ëve’ ju pëlqejnë takat, por realisht: ata dëshirojnë këpucë të rehatshme, dhe shpesh mund ti vëresh teksa veshin sneakers, të sheshta, dhe kohëve të fundit duket se këto lloj këpucësh ndjeshëm ndjejnë konkurencën që kur këpucët “Elyse” dolën në dritë nga dizajnerja e famshem britanike Stella McCartney. Dizajni i pazakonshëm, ku pjesa e drurrit të bje në sy edhe më shumë nga platforma e bardhë që e shoqëron, e bën që këto këpucë të kenë admirues dhe armiq edhe në rrjetet sociale.

Ata janë shumë të rehatshme, të buta dhe praktike, duket e pazakontë, por i jep çdo femre një elegancë unike, i bën ëmbët tuaja të duken më të gjata, dhe kur i vesh mund ta ndjesh rehatinë e dizajnit që Stella posedon.

Ajo është vegjetariane dhe vetëm përdor lëkurë ekologjike për këpucët dhe çantat e saj, si një material zavendësues për materialet nga kafshët.Këto këpucë më së miri njihen për yjet që posedojnë shumë modele të ndryshme të kësaj linje. Unë i kam zgjedhur ngjyrë burgundi.

Motoja e këtyre këpucëve fenomenale është: “Unë nuk jam person që i do takat e larta, por ndjehem shumë rahat me këto”. Kjo është ajo që trendesetter-ët ndjejnë kur veshin këto këpucë jo vetëm përgjat ditës por edhe në mbrëmje.

Ata lehtas e tërheqin syrin, janë unike për ti kombinuar me veshje inspiruese, duke aprovuar se mund ti kombinosh me gjithçka, dhe kjo i bën këto këpucë një investim të duhur.

Shirt: H&M here

Jeans: TopShop here

Shoes: Stella McCartney “Elyse Star” here (similar)

Për BON ZO.info nga Teona Mango

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *