Përgjat kësaj jave dhe javëve në vijim në Kinemanë Cineplexx në Shkup, do të shfaqen këta tre filma të cilët redaksia e bonzo.info i rekomandon për ju:
1.All Eyez on Me
Tregon historinë e vërtetë dhe të patreguar të reperit, aktorit, poetit dhe aktivistit Tupac Shakur.
Regjia: Benny Boom
Në rolet kryesore: Demetrius Shipp Jr., Danai Gurira, Kat Graham
Zhanri: Biografi, Dramë
2. Rough Night
Nata e beqarisë së Jess(Scarlett Johansson) kthehet në makth kur ajo dhe shoqet e saja aksidentalisht vrasin një të panjohur.
Regjia: Lucia Aniello
Në rolet kryesore: Scarlett Johansson, Zoë Kravitz, Kate McKinnon
Zhanri: Komedi
3.Baywatch
Roja i përkushtuar i bregdetit, Mitch Buchanan do të rekrutojë një punonjës të ri. Së bashku, ata do të zbulojnë një komplot kriminal lokal, i cili kërcënon të ardhmen e gjirit.
Regjia: Seth Gordon
Në rolet kryesore: Zac Efron, Alexandra Daddario, Dwayne Johnson
Zhanri: Komedi