Sektori civil në Tetovë bëhet gjithnjë më aktiv. Një grup qytetarësh në mbledhur nën iniciativën për të shpëtuar Kodrën e Diellit, këtë të dielë organizojnë aksion pastrimi, më poshtë edhe thirrja e tyre publike në facebook.
Iniciativa “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” organizon një aksion pastrimi të dielën, me datë 9 Korrik 2017, me fillim në ora 10:00.
I ftojmë dhe organizatat tjera por dhe aktivistët mjedisorë të na bashkohen në këtë iniciativë.
Nisja e aktivistëve bëhet nga Teleferiku i Tetovës në ora 10.00.