“G”, premierë në tetarin shqiptar

“G”, premierë në tetarin shqiptar

Teatri shqiptar-Shkup nesër mbrëma në skenën e Teatrit Komedia nga ora 20:00 premierë do ta performojë shfaqjen “G” sipas veprave satirike të Gjergj Fishtës në dramatizim dhe regji të Sulejman Rushitit. Shfaqja është sublimim i krijimtarisë së përgjithshme satirike, anekdotë, si dhe poema nga Gjergj Fishta i cili ka qenë personaliteti më me ndikim në letërsinë shqipe në gjysmën e parë të shekullit 20.

“Bëhet fjalë për vepër kulturore satirike të Gjergj Fishtës, me ide që në skenë të vendosen fenomene të cilët në një farë mënyre e kanë inspiruar autorin që të kamxhikojë dukuritë negative. Në tekst përmendet shoqëria shqiptare, por tema është universale sepse anomalitë janë të dukshme edhe në shoqëri e tjera. Dramatizimi dhe vendosja në skenë ka gjuhë moderne teatrale, edhe pse tekstet satirike janë shkruar para njëqind viteve. Shpresoj se së bashku me aktorët në ekip arritëm ta transmetojmë porosinë me tendencë që një ditë përmes katarsisë të arrijmë t’i përmirësojmë shoqëritë tona”, tha në konferencën për shtyp regjisori Rushiti, transpeton e përditshmmja Koha.

Autori Gjergj Fishta (1971-1940) ishte një prej rilindasve më të mëdhenj në Shqipëri, pjesëtar i rendit françeskan dhe intelektual i angazhuar politik. Ka kontribuuar për zhvillimin e gjuhës shqipe dhe ka kryesuar me komisionin e Kongresit të Berlinit në të cilin ishte standardizuar alfabeti shqip. Në shfaqjen “G” luajnë aktorët Adem Karaga, Vjollca Bekteshi-Hamiti, Aida Elezi, Blerim Dardhisha, Dritëro Ame, Genci Mirzo dhe Visar Etemi. Segment i veçantë është muzika e pianistes Pasionaria Asllanaj, e cila, sipas Rushiti, është në stilin muzikor Brecht.

Regjisori kumtoi edhe se dramatizimin e ka bërë para disa vitesh me ide fillestare që shfaqja të jetë në një teatër tjerët por, tha, ka dalë edhe më mirë që premiera do të jetë me ansamblin e Tetarit shqiptar-Shkup. Drejtori Adem Karaga tha se me këtë premierë do të shënojnë 67 vjet nga themelimi i teatrit të tyre. Kjo është premiera e dytë gjatë këtij viti, ndërsa në plan është edhe një të cilën do ta përgatisin për në shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *