Komuna e Kërçovës shënon me aktivitete kthimin e mërgimtarëve në vendlindje

Komuna e Kërçovës shënon me aktivitete kthimin e mërgimtarëve në vendlindje

Me kthimin e qytetarëve uskanas ne vendlindje e me qëllim që ditët e pushimit të tyre t’i bëjmë sa më të këndshme e të pasura me aktivitete kulturore e sportive, Komuna e Kërçovës lëshon këtë

SHPALLJE PUBLIKE
përmes së cilës fton të interesuarit, sportdashësit , varësisht prej afiniteteve të tyre, të marrin pjesë në këto lloj garash:

1.Maratoni 5 km i qytetit.
2.Biçiklizëm në marshutë 5 km të qytetit
3.Futboll për grupmoshat e fëmijëve
4.Futboll në kategorinë e vajzave
5.Futboll – veteranët
6.Karate

Ky eveniment mbahet më dt.20.07.2017 ( e enjte), duke filluar nga ora 16.oo dhe përfundon në ora 20.oo.

Orari i aktiviteteve është me sa vijon:
1.Gara e biçikletave -ora 16.00.
-starti: sheshi i qytetit & arritja: në po të njëjtën pikë;
2.Maratoni – ora 16.1o min.
-starti: sheshi i qytetit& arritja: në po të njëjtën pikë
3.Futboll – ora 17.oo
-stadiumi i qytetit
4.Karate
-stadiumi i qytetit -mes pjesëve të zhvillimit të lojave të futbollit
Gjithë ky aktivitet do të jetë i pasuruar me fëmijët e shkollës së baletit ANJA D&M
Ju mirëpresim dhe suksese!
Kryetari i komisionit për aktivitete sportive:
Ardian Musliu
Për informata më të hollësishme kontaktoni në cel. 072 267 851, 075 255 988 dhe 070 223 258

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *