Ekipi tetovar KF Shkëndija sot ka vazhduar stërvitjet përgaditore, sot skuadra është zhvendosur në Strumicë ku dhe do të zhvillojnë përgatitjet e fundit para sfidës së parë të raundit të dytë të eliminatoreve të UEFA Europa League përballë HJK Helsinkit të Finlandës.
“Në ekip mbizotëron atmosferë pozitive, ndërsa gëzon bilansi shëndetësor pasi gjithë futbollistët janë shëndosh dhe në shërbim të stafit teknik.Ndeshja Shkëndija-HJK Helsinki luhet të enjten nga ora 18:00”, njoftojnë përfaqsuesit e Klubit.
Sot trajneri Osmani dhe kapiteni Hasani u paraqiten para mediave në konferencën zyrtare për shtyp, ku edhe shfaqën detajet rreth lojës së nesërme.
Video nga press-konferenca e KF Shkëndijës para ndeshjes me HJK
Press para ndeshjes me HJK
تم نشره بواسطة KF Shkëndija في 12 يوليو، 2017