Gjatë ditës së sotshme, Ministri për Çështjet e Disaporës, Edmond Ademi realizoi një takim me stafin e Shkollës për Lidership, të Folurit në Publik dhe Debat.
Siç zyrtarisht kumton stafi i kësaj Shkolle me Ministrin kanë biseduar për konceptin e Shkollës për Lidership, dhe mundësitë për mbështetjen dhe inkurajimin e të rinjve për të gjetur mënyra dhe rrugë për të përparuar brenda shtetit, duke konsideruar këto forma të edukimit joformal si kyçe në formësimin intelektual të të rinjve.
Ministri Ademi tha se: është kënaqësi bashkëpunimi me Shkollën. U shpreh i kënaqur që bëhen kësi iniciativa serioze. Në kuadër të qeverisë planifikohen programe që në të ardhmen do e forcojnë akoma më shumë pozicionin e të rinjve dhe ai vet me Ministrinë e Diasporës do të angazhohen aktivisht në këtë pjesë.
Më poshtë të bashkangjitur e gjeni edhe kumtesën zyrtare nga Shkolla për Lidership, të Folurit në Publik dhe Debat.
“Sot në Shkollën për Lidership patëm nderin të na vizitojë Ministri i Diasporës z. Edmond Ademi. Pas prezantimit të konceptit të Shkollës, Ministri tregoi gadishmëri që të mbështesë të rinjtë e vendit tonë veçanërisht duke ndërtuar koncepte dhe programe lidhur me temën e migrimit të të rinjve, gjëgjësisht mbështetjen e tyre dhe hapjen e mundësive të reja për të rinjtë këtu në vendin tonë, që përputhet plotësisht edhe me qëllimet e konceptit tonë të Shkollës.
Bashkëpunimi ynë me këtë ministri, institucionet tjera, organizata të vendit dhe të huaja do të jenë në qendër të vëmendjes për të arritur të ngrisim qëllimin tonë në nivelin e planifikuar – inkurajnimin, kyçjen, mbështetjen e kuadrove të reja të vendit tonë.
******************
Денеска во Школото за Лидерство имавме чест да не посети Министерот на Дијаспората г.Едмонд Адеми. После презентацијата на концептот на Школото, Министерот покажа спремност во подржувањето на младите на нашата земја, посебно преку градење на концепти и програми на тематиката на миграција на младите, односно нивно подржување и отварање нови можности за младите во нашата земја, цел којашто потполно се совпаѓа со целите на нашето Школо.
Нашата соработка со ова министерство, другите институции, организации од земјата и од надвор ќе бидат во центар на вниманието за да се постигне нашата цел во посакуваното ниво – охрабрување, вклучување, подршка на младите кадри во нашата земја.
******************
Today, we had the pleasure to receive for a visit the Minister for Diaspora Affairs Mr. Edomnd Ademi. After the presentation of the School concept, the Minister showed his interest in supporting the youth in our country, especially by building concepts and programs related to the topic of youth migration, supporting them and finding new opportunities in our country, which complies to the main aims of our School too.
Our collaboration with this ministry, other institutions, domestic and international organizations will be on top of our concern to achieve our goal in the desired level – encouragement, inclusion, and support of the new generation in our society.”