Çdo verë këngëtarët shqiptarë përgatisin këngë të reja me tinguj të veçantë, gjatë verës. Vera është stina më e “shkurtër” e vitit, dhe për këtë kërkohen tinguj tërheqës që të mbahen në mend pushimet.
Artisti më i klikuar deir më tani për këtë verë është Capital T me këngën e tij të titulluar “Pse po ma lun lojën”.
Kjo këngë për një muaj e gjysmë ka arritur afro 10 milion klikime në kanalin e internetit – Youtube.
Pas Capital T, në maje të top listave është këngëtari Ledri Vula, raporton Insajderi.
Vula ka qenë njeri prej artistëve më aktiv dhe i klikuar për këtë verë. Me 2 këngë të realizuara për këtë sezonë, Vula bëhet artisti i dytë më i klikuari në Youtube.
Kënga “U harrum”, arriti afro 8 milion klikime për një muaj e gjysmë dhe bashkëpunimi tjetër i Vulës me Young Zerka e titulluar “Nona, vetëm për 2 javë arriti 5 milion dëgjime.
Këtë verë, kënga origjinale “Simpatia” nga Edona Llalloshi dhe Memli Krasniqi është rikrijuar nga artistët Dhurata Dora dhe Lumi B. Edhe pse e dëgjuar më parë, kënga arriti klikime me hov të madh. Për vetëm tri javë Simpatia arrin afro 6 milion klikime.
Në top 5 këngët më të dëgjuara deri më tani në këtë verë vjen edhe këngëtari nga Ferizaj, Mozzik, me këngën “Kuks”.
Për një muaj e gjysmë Mozzik ka arritur 5.6 milion klikime. /Insajderi.com